Në përpjekje për të përmbushur nevojat e rritura të tregut të punës dhe për të ofruar një përgatitje cilësore në fushën e marketingut digjital, Qendra e Formimit Profesional Publik në Elbasan ka sjellë një shtesë të re në kurset që ofron, kursin e Marketingut Digjital. Drejtori i QFPP Elbasan Krenar Xhemali na tregon se ky kurs shërben si një rrugë e hapur për të rinjtë dhe profesionistët që dëshirojnë të thellojnë njohuritë e tyre në fushën e reklamimit dhe komunikimit në ambientin online.
Ky institucion ka një rol të rëndësishëm në përgatitjen e profesionistëve për sfidat dhe mundësitë e tregut të punës. Gjatë vitit të shkuar, Qendra e Formimit ka shënuar suksese të shumta dhe ka përballuar me sukses sfidat që kanë dalë në rrugën e saj. Drejtori Krenar Xhemali ka punuar me vizion dhe ka bërë hapa të rëndësishëm drejt përmirësimit të ciklit të trajnimeve dhe ofrimit të programeve të përshtatshme për nevojat e tregut të punës.
Z.Krenar Xhemali i ka kushtuar një vëmendje të veçantë bashkëpunimit të ngushtë me komunitetin, duke ndërtuar partneritete të rëndësishme me bizneset dhe institucionet që ndikojnë në zhvillimin ekonomik të Rajonit të Elbasanit. Kjo ka sjellë një lidhje të fortë midis formimit profesional dhe kërkesave të tregut të punës.
Gjatë vitit 2023, Qendra e Formimit Profesional në Elbasan ka certifikuar 1467 kursantë në 45 kurse të ndryshme. Një ndër sukseset e kësaj qendre gjatë vitit 2023 ka qenë hapja e kursit për instalimin e paneleve diellore. Aftësia për të instaluar panele diellore ka një kërkesë të lartë në tregun e punës, duke i dhënë kursantëve një avantazh konkurrues dhe hapësirë të zgjeruar për punësim në sektorin e energjisë diellore.
Ndër këto suksese, kursi i Marketingut Digjital lëshon një sinjal të qartë për angazhimin e qendrës për të përmbushur kërkesat e rritura të tregut të punës dhe për të përgatitur individët me aftësi konkurruese në fushën e marketingut modern.
Pse duhet të ndiqni Kursin e Marketingut Digjital??
Kërkesa e Lartë në Tregun e Punës: Tregu i punës ka një nevojë të shtuar për profesionistë të aftë në marketingun digjital. Ky kurs do t’ju ofrojë një avantazh konkurrues dhe do të rrisë shanset tuaja për gjetjen e një pozicioni të përshtatshëm në këtë fushë në zhvillim.
Ndikimi i Rritur i Marketingut Digjital: Ndryshimet në sjelljet e konsumatorëve kanë bërë që bizneset të kërkojnë profesionistë të aftë për të menaxhuar strategjitë e tyre në rrjetet sociale, kërkimin online, dhe reklamat e paguara në internet.
Shkalla e Lartë e Zhvillimit Online: Kursi i Marketingut Digjital është një pasqyrë e tendencave globale, duke reflektuar zhvillimin e shpejtë të aktiviteteve në ambientin online dhe rritjen e rëndësisë së marketingut digjital.
Instruktorët e kualifikuar janë të gatshëm t’ju udhëheqin në tregun e marketingut digjital. Ata do t’ju ofrojnë njohuri praktike dhe strategji të aplikueshme në situata reale të biznesit.
Mundësi për Të Ardhura Të Kënaqshme: Aftësitë e fituara në këtë kurs ju hapin dyert për mundësi të shumta të punësimit në sektorin e reklamimit dhe komunikimit online, duke ofruar një perspektivë të shkëlqyer për të ardhurat e juaja të ardhshme.
Freelancer: Ju mund të punoni nga shtëpia me kompani të ndryshme në të gjithë botën dhe të keni të ardhura të larta
Me Kursin e Marketingut Digjital në Qendrën e Formimit Profesional Publik në Elbasan, drejtori Krenar Xhemali ka sjellë një inicativë që reflekton përkushtimin e qendrës ndaj fuqizimit të të rinjve dhe zhvillimit të aftësive profesionale që përshtaten me kërkesat e tregut të punës të sotëm dhe të ardhshëm. Regjistrohuni tani dhe hapni derën tuaj drejt një karriere të suksesshme në fushën e marketingut digjital!