Në sheshin Skëndërbej në Tiranë është zhvilluar këtë të diel një protestë në mbështetje të Palestinës, ku u dënua njëzëri vrasja e fëmijëve dhe civilëve.
Gjatë tubimit u bë thirrje për ndalimin e luftës, ndalimin e masakrave, gjenocidit dhe spastrimit etnik që po bëhen ndaj popullit palestinez në Gaza.
Qytetarë të ndryshëm shprehën përjetimet lidhur me situatën, por gjithashtu treguan se kanë të afërm të cilët tanimë janë pjesë e situatës e cila ka nevojë për frenim dhe paqe.
Në përfundim të protestës ishte parashikuar të bëhej një marshim nga Sheshi Skëndërbej në Sheshin Nënë Tereza në shenjë solidaritati me popullin palestinez, por kjo nuk I lejua nga Policia e Shtetit që të shumtë në numër rrethuan protestuesit. Kjo krijoi një situatë të tensionuar që vijoi për disa minuta, deri sa protestuesit morën vendimin për tu larguar.