Gjatë një jave Policia Rrugore Elbasan ka ndëshkuar me gjobë 1395 shoferë, për shkelje të rregullave të qarkullimit. Ndërsa 8 drejtues mjetesh janë vënë në pranga për drejtim të mjetit në gjendje të dehur ose pa patentë.
Nga kontrollet intensive të kryera me qëllimin parandalimin e aksidenteve rrugore, efektivë të Policisë Rrugore kanë evidentuar raste të shumta shkeljesh.
Vetëm gjatë javës që lamë pas, janë arrestuar 8 drejtues mjetesh dhe motorësh, për drejtim të mjetit, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.
Ndërsa janë ndëshkuar me gjobë 1395 shoferë:
- 843 drejtues mjetesh, për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;
- 322 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;
- 167 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit;
- 63 drejtues motomjetesh për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.