Së bashku me kolegët e Grupit Parlamentar të miqësisë me Korenë e Jugut, z. Florenc Spaho zhvilloi një vizitë zyrtare në Seoul, me ftesë të Asamblesë Kombëtare të Republikës së Koresë.
Delegacioni zhvilloi takime me zëvendëskryetaren e Asamblesë së Koresë, Presidentin e Grupit të Miqësisë dhe Kryetarin e Komisionit të politikave të jashtme.
Diskutimet u përqëndruan në marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve dhe në nevojën për ti forcuar dhe thelluar ato në çdo fushë me interes të ndërsjelltë.
Po ashtu, u diskutua për investime të mundshme të kompanive koreane në Shqipëri dhe për promovimin e Shqipërisë si destinacion turistik tërheqës. 🇦🇱🤝🇰🇷