Deputetja e Qarkut të Elbasanit, Desantila Tahiraj, iu bashkua sot nismës së Albanit, Lorenës dhe Selenës “Dhuro një çantë, gëzo një fëmijë” duke ndihmuar në shpërndarjen e çantave në Njësinë Administrative Shushicë.
Kjo nismë synon të sigurojë çanta dhe surpriza për fëmijët në këtë vit të ri shkollor.
Gjatë këtij aktiviteti, deputetja Tahiraj kishte mundësinë të bisedonte me komunitetin dhe të dëgjonte historitë dhe shqetësimet e prindërve dhe fëmijëve të cilët sapo kanë nisur vitin e ri shkollor. Ky angazhim i deputetes shfaq përkushtimin e saj ndaj arsimit dhe mirëqenies së fëmijëve të qarkut të Elbasanit.
Iniciativa “Dhuro një çantë, gëzo një fëmijë” është një shembull i mrekullueshëm i solidaritetit dhe bashkëpunimit në komunitet dhe tregon se bashkë mund të bëjmë ndryshime pozitive në jetën e fëmijëve.