Një 41 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit për ngacmim seksual. 22 vjeçarja ka bërë denoncim në polici se 41 vjeçari, fqinj i saj, e ka ngacmuar seksualisht në banesë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan shtetasin K. N., 41 vjeç, banues në Elbasan, pasi në këtë Komisariat, ka kallëzuar një shtetase 22 vjeçe, se shtetasi K. N. (fqinj), e ka ngacmuar seksualisht, në banesën e saj.”, njofton policia.