Një viktimë është shënuar pas një aksidenti në autostradën Elbasan-Tiranë në orët e para të së dielës.
Një 60-vjeçar në gjendje të dehur përplasi një automjet që drejtohej nga një 34-vjeçar.
Viktima është një grua 58 vjeç e cila ndodhej pasagjere në automjetin e 34-vjeçarit.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.