Arben Asllani emërohet Drejtor i Operatorit të Kujdesit Shëndetësor në tre qarqe: Elbasan, Korçë dhe Berat

Arben Asllanit i besohet detyra e Drejtorit të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor për qarqet Elbasan, Korçë dhe Berat.

Z. Asllani prej shumë vitesh tashmë jep kontributin e tij në sektorë të rëndësishëm në qytetin e Elbasanit.

Më herët ai ka drejtuar Drejtorinë Rajonale të Transportit Rrugor, Drejtorinë Rajonale të OSHEE dhe Uzinën e Lëndëve Plasëse në Mjekës Elbasan.