FOTO ARKIVA

Lajm i fundit/Aksident i rëndë në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Humb jetën një person

Një aksident tragjik ndodhi rreth orës 21:30 në aksin rrugor Elbasan-Peqin, kur një automjet u përplas me një karrocë që tërhiqej nga një kalë, duke rezultuar me humbjen e jetës së një shtetasi të moshës 58 vjeç. Shtetasi F. Z., banues në Peqin, ishte duke drejtuar karrocën kur ndodhi përplasja.

Automjeti, i drejtuar nga një shtetas 20-vjeçar, N. Xh., u përplas me karrocën e tërhequr nga një kalë. Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i Policisë, i cili po punon intensivisht për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

2 Komente

  1. Pingback: Dental anatomy

  2. Pingback: FiverrEarn