Gjendet pas 5 ditësh trupi i 46 vjeçarit në ujërat e lumit Shkumbin. Ishte familja e tij që bëri denoncim në polici, e cila kishte humbur kontaktet pasi 46 vjeçari kishte shkuar për të punuar tokën pranë lumit. Menjëherë nisën kërkimet pasi dyshohej se atë e kishte marrë rrjedha teksa po kalonte lumin.
Polumbarët e Repartit Special RENEA, së bashku me policinë e Elbasanit kanë bërë të mundur gjetjen e trupit pas 5 ditë kërkimesh të pandërprera. Trupi i pajetë i këtij shtetasi u dërgua në morg për kryerjen e ekspertizës së mëtejshme. Vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.