Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Elbasan, ku një i ri 20-vjeçar është gjendur i pajetë rreth orës 02:00 të mëngjesit në apartamentin ku jetonte me qira.
Mësohet bënë me dije se 20-vjeçari u gjet i pajetë në banjën e apartamentit, ku ishte vetëvarur me lidhëse këpucësh te mbajtësja metalike e dushit.
Dyshohet se aktin e vetëflijimit ta ketë kryer gjatë ditës së premte pasi nuk i ishte përgjigjur thirrjeve telefonike të pronarit të banesës i cili ka sinjalizuar edhe policinë.
Ndër të tjera mësohet se i riu ndiqte shkollën profesionale dhe kishte planifikuar që gjatë sezonit turistik të verës të punonte si kuzhinier në një nga restorantet në bregdetin e Jugut. Ndërkohë mësohet se prindërit e tij janë emigrantë në Greqi.
Njoiftimi i policisë:
Elbasan/Informacion paraprak
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Visarjon Xhuvani”, është gjetur i pajetë në banesë, dyshohet i vetëvarur, shtetasi A. T., 20 vjeç.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.