12 persona janë nën hetim pasi u kapën duke luajtur me zara, në një lokal në Cërrik, ndërsa pronari i lokalit u arrestua.
Policia ka ndërhyrë menjëherë në ambientet e këtij lokali dhe ka kapur në flagrancë 23-vjeçarin E. G., pasi kishte vënë lokalin që kishte në pronësi në dispozicion të organizimi të kundërligjshëm të lojës së fatit.
Ndërsa 12 të tjerët të cilët u kapën duke luajtur janë në procedim penal në giendje të lirë, ndërsa materialet u referuar në Prokurori.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan tavolina ku zhvillohej loja me zara dhe rreth 65 000 lekë të rinj të dyshuar të përfituar nga kjo veprimtari e kundërligjshme.
Sipas policisë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i plotë i policisë: “Cërrik/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Pikët”, për konstatimin dhe goditjen e një rasti të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Kishte vënë lokalin që kishte në pronësi, në dispozicion të organizimi të kundërligjshëm të lojës me zara, arrestohet në flagrancë 35-vjeçari. Procedohen penalisht 12 shtetas që u kapën duke luajtur në ambientet e këtij lokali. Sekuestrohen tavolina e lojës me zara dhe rreth 65 000 lekë të rinj të përfituar nga kjo veprimtari e kundërligjshme.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik, të mbështetura nga inteligjenca informative, për një rast të organizimi të kundërligjshëm të lojërave të fatit, në ambientet e një lokali në lagjen nr. 3, kanë organizuar dhe kanë finalizuar në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Elbasan, operacionin policor të koduar “Pikët”.
Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme në ambientet e këtij lokali, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi E. G., 35 vjeç, pasi kishte vënë lokalin që kishte në pronësi, në dispozicion të organizimi të kundërligjshëm të lojës së fatit me zara. Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 12 shtetas të tjerë të cilët u kapën duke luajtur me zara, në ambientet e këtij lokali. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan tavolina ku zhvillohej loja me zara dhe rreth 65 000 lekë të rinj të dyshuar të përfituar nga kjo veprimtari e kundërligjshme. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”.