Atleti i Elbasanit dominoi garën në atletikë e cila është mbajtur në stadiumin “Elbasan Arena”. Tirron Mamusha është shpallur kampion në rang kombëtar. Në një postim në rrjetet sociale ka qenë vet Mamusha që ka dhënë lajmin ku shkruan se është shpallur kampion me ekipin e Elbasanit. Atleti sfidën e radhës e ka Strugë ku do të garojë me sportistë ndërkombëtarë.
Statusi i tij:
Kampion i Shqipërisë me klubin tim, Elbasani!🥇
Në një mot të paqëndrueshëm, dje arrita të fitoj titullin në distancën 3000m, ndërsa sot në 5000m.
Gara e rradhës, të dielën në Strugë @poetryrunstruga
Faleminderit të gjithëve për përkrahjen