Policia ka mundur të arrestojë autorin e vrasjes makabër brenda familjes në Elbasan. Ai është shtetasi Tefik Tashi.
Shërbimet e policisë gjatë kontrollit të territorit në fshatin Bradashesh kanë konstatuar një person me sëpatë në dorë, dhe ne duart e gjakosura.
Pasi u ndalua dhe u shoqërua në komisariat, u zbulua se burri banues në fshatin Shergjan, ishte personi që kishte ekzekutuar motrën e bashkëshortes së tij.
Alma Qevani, 44-vjeç, u gjet e mbuluar me gjak në anë të rrugës në fshatin Kusarth të Elbasanit.
Ajo nuk mundi të mbijetonte plagëve të marra edhe pse u transportua në spital. Ende nuk dihen ende shkaqet apo rrethanat e ngjarjes.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të saj.