Në Qarkun e Elbasanit kemi bashkinë qendër të qarkut, atë të Elbasanit e cila është e konfirmuar që mbetet në duart e socialistëve, me Gledjan Llatjan. Nga 216 kuti nga 224 gjithsej ku rezultati është pasqyruar Llatja ka marrë 56.06% të votave përkundrejt 43.94% të rivalit të tij Luçiano Boçi.
Ndërkohë që në Bashkinë Peqin mori fitoren socialisti, Bukurosh Maçi përballë përfaqësuesit të opozitës Mustafa Pashja. Maçi është në kuotat e 57.78% të votave përkundrejt 42.22% të rivalit Pashja.
Në Bashkinë Përrenjas Nuri Belba i PS kryeson me 62.69% të votave, teksa Suzana Topi e ‘Bashkë Fitojmë’ me 37.31% të besimit të qytetarëve.
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Belsh, ku kandidati socialist Arif Tafani ka marrë 4536 vota krahasuar me Bedri Qypin e “Bashkë Fitojmë”, i cili ka marrë 4495 vota, pra ose një diferencë me 41 votash. E njëjta panoramë është paraqitur edhe në Librazhd. Socialistët kanë fituar Bashkinë, por në këtë rast me një fitore mjaft të thellë. Mariglen Disha është shpallur fitues me 10364 vota se 74.45% e ndërsa Shefki Çota nga “Bashkë Fitojmë” 3557 ose 25.55%.
Në Cërrik avantazhi i kandidatit socialist është edhe më i madh. Andis Salla merr 70.66% të votave teksa janë numëruar 50 nga 58 kuti votimi. Rivali i tij Servet Duzha është në kuotat e 29.34% të votave.
PS nuk e ka diskutuar fitoren në Gramsh. Besion Ajazi ka fituar me 6263 vota e ndërsa Hasim Çekrezii “Bashkë Fitojmë”, 5629 vota. E thënë ndryshe PS ka marrë një fitore me 52.67 % e ndërsa BF me 47.33 %.