Humb për herë të dytë në zgjedhjet lokale, reagon Luçiano Boçi

Kanë kaluar 16 vite vite kur kandidoi për herë të parë për kreun e bashkisë Elbasan, asokohe përballë Qazim Sejdinit. Ndërsa sot me 16 vite eksperiencë politike më shumë, z. Boçi nuk arriti të fitojë sërish në garën për kryetar bashkie.

Në një reagim në rrjetin social facebook, Boçi shkruan:

Me mirënjohje dua të falenderoj të gjithë qytetarët, banorët e bashkisë së Elbasanit që dolën sot për të votuar.

Dua të falenderoj të gjithë ata që më besuan dhe më mbështetën me pasionin për ndryshimin.

Dua të falenderoj gjithashtu të gjithë vëzhguesit, komisionerët, drejtuesit politikë dhe bashkëpunëtorët e mi të afërt me të cilët ndamë këtë rrugëtim të vështirë, por të bukur, i cili më afroi edhe më tej me qytetarët e mi dhe me qytetin të cilit i përkas.

Rezultati i këtyre zgjedhjeve mbart një numër elementësh të kontestueshëm, që media i dëshmoi dhe konfirmoi në Elbasan përgjatë kësaj dite.

E keqja është institucionalizuar tashmë në vendin  tonë dhe pajtimi me të shpresoj të jetë thjesht një episod.

Njeriu nuk resht asnjëherë së luftuari më të!

https://www.facebook.com/photo/?fbid=3429593197284509&set=a.1456926111217904