Mbyllet numërimi në bashkitë e qarkut Elbasan. Në Librazhd fiton kandidati I PS Mariglen Disha, në Peqin fiton Bukurosh Maçi I PS, në bashkinë e Gramshit fitues del Besjan Ajazi I PS, ndërkohë që rezultati për qytetin e Elbasanit doli që orën e parë pas përfundimit të zgjedhjeve ku Gledian Llatja siguroi një mandat të dytë përballë Luçiano Boçit.
Në pritje të rezultatit përfundimtar janë bashkitë Cërrik, Belsh dhe Përrenjas.