Kapet gjatë natës duke vjedhur në një market/ Arrestohet hajduti i Librazhdit, i dënuar edhe me parë

Një 33 vjecar është arrestuar në flagrancë nga policia pasi u kap duke vjedhur, gjatë natës, në një market të Librazhdit.

K. Q., kishte mundur të hynte në market duke thyer derën me sende të forta. Hajduti është i dënuar edhe më parë për të njëjtën vepër penale.

Nga hetimet rezulton se ky 33 vjeçari , në bashkëpunim me persona të tjerë, ende të ta identifikuar, ka kryer disa vjedhje të tjera në qytet.

Konkretisht:

-Më datë 24.04.2023, ka vjedhur 2 varëse floriri, në një banesë;

-Më datë 24.03.2023, dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, ka vjedhur një shumë parash, në kasafortën e një servisi;

-Më datë 18.02.2023, ka vjedhur bizhuteri të ndryshme, në një banesë;

-Më datë 04.02.2023, ka vjedhur një shumë parash, në një dyqan.

Sipas policisë vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera, që mund të kryer ky person  si dhe për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Top Channel