Gjykata e Elbasanit ka dënuar me burg të përjetshëm ish-policin, Koço Buzo, i cili vrau gruan e tij, Liljana Buzo, në maj të 2021.
Ngjarja ndodhi shumë pranë gjykatës së Elbasanit më 6 maj të 2021, pas seancës gjyqësore për procesin e divorcit mes tyre. Ndonëse ata kishin seancën, 58-vjeçari nuk ishte paraqitur në sallë, ndërsa priste jashtë gjykatës nënën e fëmijëve të tij, ndërsa e qëlloi disa herë me kallashnikov.
Kujtojmë se dy plumba kapën edhe dy kalimtarë të rastësishëm, të dy jashtë rrezikut për jetën.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.