Shpërthen në flakë makina në dalje të tunelit Tiranë-Elbasan

Një makinë është shkrumbuar nga flakët në dalje të tunelit Tiranë-Elbasan.

Personat që udhëtonin automjetin tip “Benz” fatmirësisht kanë arritur të dalin jashtë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të përcaktuar shkakun e saj.

Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një defekt teknik në mjet.