Një 40 vjeçar nga Elbasani është vënë në pranga në kryeqytet pasi në fillim nuk i është përgjigjur urdhrit të uniformëve blu për tu ndaluar.
Sipas policisë mësohet se pas ndalimit është vënë re se në makinën e tij është gjetur dhe sekuestruar një pjatë e bardhë me mbetje lënde të dyshuar narkotike kokainë.
“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin R. K., 40 vjeç, banues në Elbasan, pasi nuk i është bindur urdhërit të punonjësve të Policisë për dhënien e dokumenteve të mjetit që drejtonte, si dhe gjatë kontrollit në mjet, iu gjet e sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një pjatë e bardhë me mbetje lënde të dyshuar narkotike kokainë”, thuhet në njoftimin e policisë.