Rreth 500 familje në fshatin Labinot Mal të Bashkisë Elbasan rrezikojnë jetën çdo ditë pasi kalojnë ne një ure e cila ka pësuar dëmtime në infrastrukturën e saj. Këmbët e urës rrezikojnë të shemben duke u kthyer kështu në një rrezik permanent për banorët e zonës, drejtuesit e autobusëve apo dhe mjeteve të rënda të cilët e përshkojnë çdo ditë rrugën.
“Ne rrezikojmë jetën këtu dhe s’kanë ardhur fare ta shohin, kanë vendos betona e asgjë tjetër. Këtu po bllokohet fshati fare”, thanë ata.
Një shqetësim i tillë ka qenë prezent prej 2 vitesh, por vetëm muajin e fundit ka pësuar degradim thuajse total.
Banorët thonë se janë ankuar në bashki, por askush nuk iu kanë dhënë zgjidhje. Report Tv kontaktoi me Bashkinë Elbasan e cila sqaroi se puna për rikonstruksionin e urës do të nis së shpejti.