Presidenti amerikan ka shpërthyer në lot ditën e fundit të udhëtimit të tij në Irlandë pas një takimi të papritur me priftin që mori pjesë në momentet e fundit të djalit të tij.
Beau Biden ishte tashmë një yll në rritje në politikë kur vdiq nga kanceri në vitin 2015, në moshën 46-vjeçare.
Reverend Richard Gibbons, famullitar i Knock Shrine, tha se At Frank O’Grady, prifti që ishte në krah të Beau Biden kur ai vdiq ishte zhvendosur në Knock për të punuar atje, gjë që bëri që ai të takonte presidentin amerikan rastësisht.
“Ne patëm një bisedë të këndshme për rreth 10 minuta. Ai u gëzua që më pa dhe unë u gëzova që e pashë.
Ai më përqafoi. Ishte si një ribashkim ”, tha prifti.