Edhe pse jemi në muajin e dytë të pranverës, duket se dimri ende nuk është larguar.
Ashtu si në Bulqizë dhe Korçë, edhe disa zona të Elbasanit janë zbardhur nga dëbora ditën e sotme.
Temperaturat e ulëta të cilat kanë zbritur deri në -2 gradë Celsius kanë përfshirë të gjithë vendin.
Ndonëse me një bukuri të rralla kjo nisje e beftë e reshjeve të dëborës mund të shkaktoje dëme të mbjelljeve në shumë zona.
Dëbora dhe temperaturat e ulëta ndikojnë negativisht tek të mbjellat, në bujqësi si dhe mund të shkaktoje dëme në drutë frutore të cilat tashmë kanë çelur.
Top Channel
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.