Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja së bashku me deputetin Klevis Xhoxhi morën pjesë në një takim me të rinj të Njësisë nr.1 për t’ju përgjigjur interesit të tyre në lidhje me platformën qeverisëse për 4 vitet e ardhshme, sidomos përsa i çështjeve që kanë të bëjnë me rininë.
Sakaq Z. Llatja renditi disa nga prioritetet për rininë në 4 vitet e ardhshme si fokusi kryesor i një zhvillimi të qëndrueshëm:
“Do restaurojmë godinat tona arsimore, do i bëjmë shkollat tona me panele foltovoltaike, sepse ne sot harxhojmë gati 1 milion dollarë në vit vetëm për sistemin tonë të energjisë së shkollave, kopshteve, çerdheve dhe ndriçimin rrugor. Ku ka më mirë se sa këto lekë që ne i harxhojmë për energji elektrike të investohen në infrastrukturën shkollore.
Do të vazhdojmë me qendrat rinore, qendra rinore që kemi sot do vazhdojë zgjerimin e saj. Ne po planifikojmë që brenda këtij viti, ashtu siç e kemi miratuar në buxhetin e 2023, do hapim 3 muze në kalanë e Elbsanit, i pari është Muzeu i Arsimit, i dyti është i Teknologjisë brenda në kala dhe do të bëjmë Ekspozitën e Pikturës të shtëpia e Aleksandër Xhuvanit. Po bëhemi gati që në bashkëpunim me universitetin e Elbasanit të fillojmë projektin për zhvillimin e ish-maternitetit dhe kirurgjisë që të bëhet një qendër teknologjie dhe informacionit të mirëfilltë. Ne do të vazhdojmë me projektet tona për të rinjtë. Ne nuk do kthehemi mbrapa, nuk shohim nga e kaluara, ne shohim të ardhmen, shohim perspektivën. Rinia nuk e pranon më kthimin mbrapa, Elbasani nuk e pranon më kthimin mbrapa.”
-Por ndërkohë gjithmonë është e rëndësishme të kthejmë kokën pas, tha Llatja dhe të shohim çfarë është bërë:
“E nisëm nga rinia pasi po i japim më tepër prioritet rinisë dhe do t’i japim prioritet rinisë edhe mandatin e ardhshëm të bashkisë së Elbasanit. Rinia është fokusi ynë, ka qenë këto 4 vite dhe do vazhdojmë ta kemi edhe 4 vite në vazhdim.
Sporti i vjetër është ridimensionuar komplet dhe po vazhdojmë të investojmë aty dhe këtë vit kemi planifikuar investime të tjera për Sportin e Vjetër, investime të tjera për pallatin e sportit, investime të tjera për terrenet sportive.”
-Por ajo që është më e rëndësishme, sipas kryebashkiakut, të rinjtë sot janë pjesë e vendmmarrjes përmes Këshillit Rinos dhe në 4 vjeçarin e ardhshëm do të jenë një zë akoma më i fortë në Këshillin Bashkiak:
“Sot ju jeni pjesë e vendimmmarrjes se bashkisë së Elbasanit. Është një Këshill Rinor që sa herë merren vendime për buxhetin apo merren vendime të rëndësishme të bashkisë, janë tek tavolina e vendimmarrjes, tek tavolina e konsultimit dhe kjo është një gjë pozitive.
Kemi shumë të rinj tek lista e Këshillit Bashkiak, prandaj do doja mbështetje edhe për këshillin edhe për rininë, që të jemi një skuadër e plotë, të jemi një skuadër e fortë dhe të vazhdojmë me punët e mira që kemi nisur pa u kthyer mbrapsht.”
Edhe deputeti Klevis Xhoxhi kërkoi mbështetje për Gledian Llatjen për të çuar përpara projektet e nisura dhe mbështetje për Këshillin Bashkiak si organi më i rëndësishëm vendimmarrësi qytetit.