30-vjeçari Ergys Tarko nga Cërriku i cili ishte në kërkim nga policia për shpërndarje të lëndëve narkotike në doza në Saranda, është vënë në pranga nga policia.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, me vendimin e datës 12.04.2022, e ka dënuar Ergys Tarkon me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, pasi në muajin gusht të vitit 2021, gjatë kontrollit të banesës ku ai qëndronte përkohësisht për periudhën e sezonit veror, policia ka gjetur dhe sekuestruar doza të lëndës narkotike kanabis, të cilat ai i shpërndante në zonën përreth.
Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga Komisariati i Policisë Sarandë.