Është shtyrë seanca e parë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për inceneratorin e Elbasanit. Shkak është bërë mungesa e avokatit të njërës prej të pandehurve. Në seancën që pritej të niste në orën 10:00 nuk ka mbërritur avokati i Etleva Kondit.
Prokuroria përfaqësohej nga Klodian Braho dhe ka kërkuar që seanca të nisë jgithsesi, por Kondi kërkoi që duhet të ishte i pranishëm dhe avokati i saj, por që sot ndodhej jashtë Shqipërisë. Edhe avokati i kompanisë “Albtek Energi shpk” nuk u paraqit. Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako dhe ish-ministri Lefter Koka nuk ishin të pranishëm. Seanca e radhës do të mbahet më 7 prill.
Hetimet për inceneratorin e Elbasanit janë mbyllur. Të pandehur janë marrë ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, ish-deputeti Alqi Bllako, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Stela Gugallja, Pëllumb Abeshi, Etleva Kondi, Jonida Zeqo, Bardhyl Çabiri, Serafin Papa. Të arrestuar janë vetëm katër prej tyre, Lefter Koka, Alqi Bllako, Pëllumb Abeshi dhe Byrdhyl Çabiri, ndërsa të tjerët janë lënë në arrest shtëpie.