Mungesa e prodhimit vendas ka bërë që tregtarët e qytetit të Elbasanit të shesin prodhime të importuara nga jashtë. Një ndër to është edhe qepa e cila dikur shitej një kg me 80 lekë, ndërsa sot me 160.
Brenda një jave çmimi i qepës është dyfishuar. Sipas tregtarëve ky fenomen ka ulur numrin e blerësve.
“Katastrofë 150, 160, 140 janë me shumicë, Mall importi, po s’punoi njeri, kanë ikur njerëzit të gjithë”, thotë një qytetar.
Rritja e çmimeve, ka prekur xhepat e qytetarëve. Ata shprehen se jetesa për ta po bëhet e vështirë.
“160 një kile qepë, çfarë do hamë neve”, shprehet një qytetare.
Në Elbasan, në tregjet e fruta-perimeve gjen më së shumti produkte të huaja. Aktualisht dominon qepa e importit, kryesisht ajo e ardhur nga Holanda./euronews/