Rajoni nr 6 dhe ai nr 5 të cilat janë edhe zonat me të mëdha informale në bashkinë e Elbasanit, janë kthyer në kantier ndërtimi. Njëkohësisht bashkia Elbasan po ndërhyn në rehabilitimin e 4 rrugëve “Koço Brisku”, “Ibrahim Berania” “Theofan Popa” dhe “Ndriçim Duraku”. Punimet i ka inspektuar kryetari i Bashkisë Gledian Llatja i shoqëruar nga numëri dy i PS Damian Gjiknuri si edhe Ministria e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi. Duke bërë një paraqitje të punimeve që po realizohen në këto rajone z. Llatja tha se “janë 200 familje të cilat përfitojnë drejtëpërdrejtë nga këto investime që po bëjmë. Janë rreth 750 metra lineare rrugë e cila po rehabilitohet totalisht. Para një viti e gjysme me deputeten Evisin ne i dhamë fjalën banorëve dhe e mbajtëm për ndërhyrjen në këtë zonë dhe në infrastrukturën rrugore. Llatja shtoi se “po ndërhyjmë në këto katër rrugë si edhe me segmentet e vogla që lidhen me banesat me qëllim që të përmirësojmë cilësinë e jetës së banorëve”.
Duke u ndalur edhe tek problematikat që kanë pasur zonat informale në qytet Llatja shtoi se “kemi bërë ndërhyrje të vazhdueshme, Rajoni Nr 6 si edhe lagja “5 Maji” kanë problematikat kryesore me kanalizimet e ujrave të zeza, me infrastrukturën e rrugës, ndriçimin rrugor, ishte një zonë e qytetit totalisht e paformalizuar. Në programin tonë që kemi për normalizimin e zonave informale në të gjitha periferitë e Elbasanit tregon që ka sjellë një impakt shumë të mirë tek të gjithë banorët. Ne do të vijmë shpesh në lagjen “5 Maji”, sepse kemi shumë punë akoma, po vazhdojmë me infrastrukturën jo vetëm në “5 Maji”, por në të gjitha zonat informale, ashtu si ishim edhe në lagjen “Haxhias” tek rruga “Theofan Popa”, të cilat do të shndërrohen në lagje periferike model të qytetit të Elbasanit. Bëhet fjale pë rajonin nr. 5 ku kjo lagje lidhet edhe me zonën e ullishtës e urbanizuar pas viteve 1994, por tashmë pas shumë vitesh është e kthyer në një lagje të vjetër pasi është konsoliduar në urbanizin e saj. Por edhe në këtë lagje infrastruktura ka qenë një problematikë shumë e madhe.
Kreu i bashkisë pohon se “gjatë këtyre tre vite këtu është ndërhyrë në ujin e pijshëm e kanalizmet e ujrave të zeza, ndërsa aktualisht janë 100 metra rrugë të cilat po rehabilitohen totalisht nga fillimi”. Kjo lagje i shërben rreth 1500 banorëve dhe cilësohet si një nga zonat periferike më të bukura të Elbasanit, pasi rrethohet nga kurora e ullishtës. “Tek të gjithë këto rrugë të vjetra dhe fshatra këto 30 vite është premtuar pa fund nga të gjithë kush ka shkuar nga deputetë dhe kandidatë bashkish, por këtu në këtë lagje ka pasur një fenomen sepse asnjë nuk e ka premtuar sepse i dukej totalisht e pamundur që kjo rrugë do bëhej, dhe çuditërisht asnjë nuk e kishte premtuar”, shtoi z. Llatja. Edhe kjo rrugë ka qenë një kërkesë e kahershme e banorëve të cilët janë dakordësuar me bashkinë për heqjen e gardheve dhe prishjen e mureve me qëllim kryerjen e investimit të rrugës në total.
“Ky është qëllimi jonë, të punojmë çdo ditë. Të tjerët vazhdojnë llafet ne vazhdojmë punën, nuk kemi pushuar asnjëherë. Ne për këtë jemi, bëjmë punë në vazhdimësi, kemi shumë punë të tjera për të bërë dhe do të vazhdojmë përpara”, tha kryebashkiaku.