Kandidati i opozitës për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi thotë pika e bashkimit të koalicionit mes PD-së dhe PL-së është rinia. Gjatë një takimi me të rinjtë e Elbasanit, Boçi tha se fokusi kryesor i këtyre dy forcave politike do jetë rinia.
Boçi shprehet i bindur se opozita do të fitojë në zgjedhjet e 14 majit në Elbasan dhe në të gjithë Shqipërinë.
Boçi: Sado diferenca të kemi, ne na bashkon një gjë shumë e madhe. Është rinia. Kur u vendos rikrijimi të LSI-së në PL, duke pasur parasysh avantazhet e rivalit, unë kisha frikë se Iliri do e zgjidhte Partia e Rinisë. Në fakt, dhe PL ka sensin e saj, ka brenda një dimension shumë të madh. Vetë PD-ja nga ana e saj, barazohet me rininë. U krijua si lëvizje studentore. Baza e saj kanë qenë ëndrrat e rinisë. Është kjo rini që na ka bashkuar në këtë betejë politike.
Të jeni të bindur, që ky koalicion funksionon perfekt sepse brenda tij është dëshira e rinisë, misioni i rinisë për t’ia rikthyer Elbasanin qytetarëve dhe rinisë së saj. Për të rikthyer jetën e gëzuar dhe të hareshme. Jemi një bashki që eksporton të rinj drejt Tiranës dhe larg Shqipërisë. Situatën duhet ta ndryshojmë. Nuk vjen vetë fati. Është fati që ne e kapim prej fyti dhe prej gryke. Ne e duam Rininë. Ju e doni Elbasanin dhe Shqipërinë. Ne do ja dalim mbanë, do fitojmë në Elbasan dhe në gjitrhë Shqipërinë.