Drejtori i DPSHTRR Elbasan z. Adi Qose ka njoftuar qytetarët me anë të rrjetin social Facebook se për shkak të një problemi në sistem janë krijuar vonesa në shërbime duke krijuar radhë e pakënaqësi tek qytetarët. Z. Qose shpjegon se po merren të gjitha masat për normalizimin e situatës dhe mospërsëritjen e këtyre episodeve që ngadalësojnë punën.
Ja postimi i plotë:
Dje hasëm probleme me faturimin, prej mbingarkesës së sistemit të DPT, duke na u krijuar radhë e pakënaqësi, e u munduam të marrim masa për zgjidhjen e njëanshme të situatës! Sot u raportuan vonesa nga DPGJC, përsëri probleme nga palë të treta! Jemi duke komunikuar me AKSHI-n për mospërsëritjen e këtyre episodeve që ngadalësojnë punën. Digjitalizimi është e sotmja dhe e ardhmja, por presupozon që duhet sinkron në investime, angazhim e përditësime nga ana e çdo enti e institucioni, sidomos kur lidhet me shërbime publike me prezencë fizike, ndryshe konvejeri nuk ecën fjollë! Falenderojmë qytetarët dhe subjektet për mirëkuptimin! DPSHTRR po bën gjithshçka për normalizimin! 🤝🙏