Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Ambri Sinakolin, i cili është arrestuar pak ditë më parë, pasi akuzohej për kryerjen e veprës penale: “Shkatërimit të pronës me zjarr”. Gazetari Elton Qyno shkruan për “OraNews” se vendimi për mbylljen në qeli të Sinakolit është marë në 18 Mars, nga gjyqtarja Idush Maliqi.
Ambri Sinakoli, është vëllai i Ardit Sinakolit, personit që mbeti i vrarë në masakrën e 3 shkurtit 2016 në qytetin e Elbasanit. E pikërisht në lokalin ku ndodhi sulmi me armë ndaj Çapjave, ka qenë prezent dhe i arrestuar i pak ditëve më parë, Ambri Sinakoli. Por ky i fundit nuk është i vetmi person i vendosur në pranga, pasi gjykata e Elbasanit ka disa raste të pacientëve “arrest në burg” dhe për shokun e tij të fundit, Nazmi Liçi.
Nga hetimet e deritanishme, Liçi dhe Sinakoli janë autorë të djegies me zjarr të makinës së 23-vjeçarit Jorgo Zhidro, për shkak të konflikteve që i riu ka pasur me dy të arrestuarit. Zhidro, ka mundur të identifikojë njërin nga autorët e djegies së makinave, ndaj dhe mori peng dhe dhunoi Liçin bashkë me dy shokët e tij, U.G. dhe A.Zh.
Policia deri në këtë rast të hetimit ka mundur të arrestojë vetëm Jorgo Zhidron, duke e akuzuar për veprën e “Vetëgjyqësisë”, por ndaj tij është vendosur masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërsa në kërkim janë shpallur dy shokët e tij.