Ndërsa Shqipëria është duke i luajtur ndeshjet e saj për kualifikueset e Europianit në transfertë, “Elbasan Arena” përgatitet sërish për një ndeshje të Superiores. Këtë herë bëhet fjalë për përballjen mes Teutës dhe Flamurtarit.
Kjo përballje do të nisë në orën 18:00 dhe do të luhet në ditën e premte. Shkak për këtë vendim janë punimet që po kryhen në stadiumin “Niko Dovana”. Kjo është parë edhe si alternativa më e mirë, pasi Elbasani nuk është shumë larg Durrësit në kilometra dhe tifozët nuk do e kenë shumë të vështirë për të përkrahur ekipin e tyre. /Sport Ekspres/