A do të pranojë Luçiano Boçi propozimin e kryetarit të Partisë së Elbasanit, pjesë e grupimit të Alibeajt?

Kryetari i PD në Elbasan nga grupimi i Alibeajt, Eugen Isaj ka mbështetur kandidaturën e Luçiano Boçit për bashkinë e Elbasanit.

Ai shkruan PD e ka të domosdoshme të prezantohet me një kandidat unik dhe fitues. “Në emër të Partisë Demokratike Dega Elbasan, dua të shpreh vullnetin tonë të plotë, që zoti Boci të jetë kandidat unik i të gjithë demokratëve”, shkruan ai.

Megjithëse ka disa ditë që propozimi është bërë publik nga ana e kryetarit të Partisë së Elbasanit, pjesë e grupimit të Alibeajt, kandidati i vetëm përballë Gledian Llatjas, deri në këto momente, akoma nuk ka dhënë një reagim.

Ajo që mësohet nga qendra dhe sipas deklaratave të Kryetarit të grupimit tjetër, Sali Berisha nuk ekziston asnjë mundësi që kandidatët e dalë nga primaret të bashkohen me grupimin e Alibeajt.

Nëqoftëse kjo do të ndodhte, defakto ato do të pranojnë si kryetar Enklejd Alibeajn, çka do të bintë në kundërshtim me retorikën e ngritur deri tani për grupin e këtij të fundit si përkrahes i Kryeministrit actual Edi Rama.

Duket se PD ka hyrë në një rrugë pa kthim drejt humbjes. Sherri mes grupimeve brenda PD është një fatkeqësi për opozitën shqiptare dhe nje garanci për fitoren e kandidatëve të Partisë Socialiste.

E vetmja alternativë që Partia Demokratike të përballet dënjësisht me kandidatët e Partisë Socialiste është bashkimi me grupin e Alibeajt dhe refuzimi i thirrjeve të Sali Berishës për të mos e bashkuar PD-në.

ElbasaniPlus