Teksa gratë dhe vajzat në 8 mars presin lule dhe dhurata, Lutfije Ruçi në Elbasan pret ilaçe. 53 vjeçarja vuan nga një sëmundje e rëndë, ndërsa apelon për ndihmë pasi ndihet e braktisur edhe nga shteti.
Që prej vitit 2009 ajo shprehet se vuan nga disa sëmundje të rënda, dhe jeton vetëm me një ndihmë ekonomike prej 94 mije lekësh me 4 fëmijët dhe bashkëshortin, i cili është i papunë.
“Duhet të ishte një ditë e veçantë si nënë që jam dhe duhet të festoja edhe unë, por nuk arrij dot të festoj.”
Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme, ajo ndihet e braktisur nga shteti dhe institucionet.
“Nuk kam mundësi dhe nuk ia dal dot, sepse jam e sëmurë. Shteti nuk ka masat e duhura. Unë e blej gjakun dhe ilaçet, të gjitha i blej.”
Lutfije Ruçi apelon për ndihmë pasi sëmundja e rëndë dhe varfëria e kanë gjunjëzuar atë përballë fëmijëve të saj.