Aksident në aksin “Librazhd-Qafë Thanë”, kamioni del nga rruga! Plagoset 59-vjeçari

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 12:00, në aksin rrugor “Librazhd-Qafë Thanë”, në fshatin Pishkash, shtetasi A. S., 59 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar automjetin (kamion), ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga ky aksident është dëmtuar 59-vjeçari i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupit hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti.

Top Channel