Atentati i dështuar në Elbasan/ Gjykata merr vendimin për dy të arrestuarit

Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën “Arrest me burg” për  Arben Spahiu dhe Arsen Preçi.

Ata u arresuan disa ditë më parë në lagjen “Emin Matraxhiu” pas gjetjes së një automjeti BMW X6 në brendësi të të cilit ishin 3 automatikë dhe dy shishe me benzinë.

Arben Spahiu, 53 vjeç, banues në Elbasan akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”; ndërsa Arsen Preçi 44 vjeç, banues në Elbasan, akuzohet për veprën penale “Mbajtja dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”./abcnews.al