Goditi policin, arrestohet në flagrancë 36-vjeçari në Elbasan

Një 36-vjeçar në Elbasan është arrestuar në flagrancë, pasi ka goditur një efektivë të Policisë së Shtetit. Mësohet se i prangosuri me iniciale E.Zh ka refuzuar shoqërimin në Komisariat dhe situata ka agravuar.

“Oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin E. Zh., 36 vjeç, banues në Prrenjas, pasi gjatë shoqërimit në Stacionin e Policisë Prrenjas, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë. aterialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme,”- thuhet në njoftimin e Policisë.