Ping Pong-u është një tjetër sport argëtues qe ka shtuar preferencat e shumë të rinjve dhe fëmijëve në Elbasan.
Kryetari i bashkisë Elbasan, z. Gledian Llatja ka vizituar ambientet e palestrës së shkollës “Vasil Kamami” ku ndoqi nga afër stërvitjen.
“Sot shkuam në palestrën e shkollës “Vasil Kamami” ku edhe ndoqëm nga afër stërvitjen e ekipit të Ping Pong-ut të Elbasanit.
Bashkë me trajnerët Gretën dhe Gëzimin morëm pak nga energjia e mirë e sportistëve të Ping Pong-ut.
Infrastruktura sportive e përmirësuar në Bashkinë e Elbasanit po i jep hapësirë zhvillimit të të gjithë disiplinave sportive në qytet. Investimet për të rilindur të gjitha disiplinat sportive nuk kanë munguar.
Bashkia e Elbasanit, gjatë këtij mandati, ia ka dalë të rikthejë të rinjtë dhe fëmijët në rrugën e sportit, me rikonstruksionin e ambienteve sportive dhe ringritjen e klubeve në qytet.”- u shpreh Llatja.