“Është kthyer në studio montazhi”/ Partia Socialiste Elbasan reagon ndaj postimeve të fundit të PD-së

E dëshpëruar për humbjen e padiskutueshme që e pret në 14 Maj, dega lokale e “Babale partisë” së Foltores në Elbasan është kthyer në studio montazhi, që vetëkënaqet me video. Pasi e kanë kuptuar se askush nuk i merr seriozisht në mungesë të plotë të një alternative qeverisëse, janë dorëzuar dhe po bëjnë atë që dinë të bëjnë më mirë, montojnë cepa fjalish dhe vetargëtohen si humorist në faqen zyrtare të partisë.

Çdo qytetar i Elbasanit e ka ditur dhe sot po e kupton edhe më mirë, se çfarë përfaqëson kjo parti. Nuk kanë platformë qeverisëse!

Nuk kanë ekip qeverisës!

Nuk kanë çfarë ti ofrojnë asgjë Elbasanit!

Janë thjesht zgjatime të “non gratës” së Tiranës.

Janë të njëjtat fytyra dhe emra, që qytetarët e Elbasanit i kanë patur përballë në çdo palë zgjedhje, prej më shumë se 16 vitesh. Në dëshpërim e sipër kanë zgjedhur të fyejnë edhe vet votuesit e anëtarët e tyre, pasi i trajtojnë si një masë që duhet argëtuar me humor, në vend që t’iu prezantojnë një alternativë qeverisëse.

Me sa duket, janë të bindur se as vet anëtarët e partisë nuk i marrin seriozisht kur flasin për qytetin dhe të ardhmen e tij. Më 14 Maj ne do të fitojmë me Gledin, jo vetëm për të garantuar vazhdimësinë e punëve të mira në Elbasan, por edhe për të përfaqësuar denjësisht edhe votuesit dhe mbështetësit e keqpërdorur të “Babale partisë”, të cilët njësoj si gjithë qytetarët e tjerë të Elbasanit duan një qytet larg konflikteve shterpe dhe banaliteteve politike.