Ndërsa dy tërmete të frikshëm me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë në Kahramanmara? shkaktuan shkatërrime të mëdha në 10 provinca, një imazh i pasqyruar në kamerat në Adiyaman pas tërmetit habiti të pranishmit.
Ajo që u vu re ishte fakti se asnjë xhami e godinës së Qendrës Kulturore “Commagene”, e cila u vu në shërbim në shtator të vitit të kaluar, e përbërë e gjitha nga fasadë xhami, nuk u thye gjatë tërmetit dhe ndërtesa qëndroi në këmbë pa asnjë dëmtim.
Ndërtesa e parë smart në qytet
Projekti ka filluar në vitin 2015 dhe ndërtimi 5 vite më vonë, përkatësisht në vitin 2020, dhe në shtator të vitit 2022 hapi dyert për herë të parë, duke u bërë ndërtesa e parë inteligjente e qytetit.
Asnjë gotë e thyer nga lëkundjet
Por, ajo që i mahniti të gjithë ishte fakti se, edhe pse lëkundjet ishin tepër të mëdha, në këtë godinë nuk është thyer qoftë edhe një xham i godinës, e cila është ndërtuar në përputhje me standardet e tërmeteve.
Ndërtesa që i mbijetoi tërmetit e padëmtuar, mahniti këdo që shikonte se si ajo ishte e vetmja ndërtesë në këmbë, ndryshe nga ato rreth saj, të cilat ishin rrafshuar, sikur të mos kishin ekzistuar asnjëherë.