Shtyhet sërish seanca e radhës ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, e cila ishte planifikuar të zhvillohej mëngjesin e sotëm në Gjykatën e Elbasanit. Shkak i shtyrjes është bërë mungesa e avokatit mbrojtës të Tahirit, Maksim Haxhiaj.
Gjykata e Elbasanit ka nën juridiksion burgun e Lushnjes, ku Tahiri po vuan dënimin me tre vite e katër muaj burg. Ish-ministri i kërkon gjykatës që të njohë kohën kur ka qenë në shërbim prove. Nëse kjo kërkesë pranohet, Saimir Tahirit do t’i ulet dënimi në 1 vit e 6 muaj burg.