Vijon me ritme të shpejta rikonstruksioni i terreneve sportive në ambiente shkollash në Elbasan, një projekt i ndërmarrë nga bashkia Elbasan.
Investimet të cilat nuk janë ndalur në ambientet e shkollave të mesme por edhe 9 – vjeçare, thuajse janë drejt përfundimit një pjesë e madhe e tyre. Aktualisht terrenet e reja sportive të shkollës simbol të Elbasanit “Luigj Gurakuqi” ( Pedagogjike), po ecin me ritme të mira. Kryetari i Bashkisë z. Gledian Llatja shprehet se “brenda pak ditëve 100 nxënësve si edhe banorëve të Njësisë nr.1 do t’i shtohen këto ambiente të reja sportive të cilat pasditeve do të jenë në funksion të ekipeve sportive si edhe komunitetit”.
Ai shton se “njekohesisht me shkollën “Luigj Gurakuqi” punimet po vijojnë edhe në gjimnazin “Kostandin Kristoforodhi”, si edhe në shkollën e muzikës “Onufri”, investime gjigande në palestrat e këtyre shkollave”.
Gjatë vitit që lamë pas, Bashkia e Elbasanit i dha një prioritet të veçantë edhe rikosntruksionit të shumë shkollave, ku vlen të përmenden shkollat “Jeronim De Rada”, “Bardhyl Popa”, si edhe dy shkollat industriale në qytet.
“Ne i dimë problemet e mbartura në infrastrukturat shkollore dhe do t’i rregullojmë të gjitha. Arrijmë që 13 shkolla në vit t’i ristrukturojmë të pjesshme dhe dy t’i bëjmë të reja, me rikonstruksion total. Vjet bëme dy shkollat industriale, u bë shkolla “Bardhyl Popa”, “ Jeronim De Rada”, po bëhet “ Kostandin Kristoforidhi” “Onufri”, rregulluam pjesërisht shkollat me probleme, por do të vazhdojmë punën tonë. Do të vazhdojmë me një sërë investimesh në qytet, në infrastrukturë, në fshat, në qendra shëndetësore, në shkolla, kemi projekte konkrete që duam ti vazhdojmë”, përfundoi Llatja.