Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikeqyrjes Policore në Elbasan-Korçë ekzekutoi vendimin penal për pezullimin nga detyra të Shefit të Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Elbasan.
Gjykatës së Lartë rrëzoi vendimin e Giykatës së Apelit Durrës, dhënë për Shefin e Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Elbasan dhe la në fuqi vendimin e Gykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për pezullimin e tij nga detyra.
Pezullimi i 38-vjeçarit është bërë në kuadër të një procedimi penal të vitit 2022.
Oficeri dyshohet se në shpërdorim të detyrës, me veprime në kundërshtim me ligjin nuk ka kryer ndalimin e një shtetasi të shpallur në kërkim, që ndodhej i shoqëruar në ambientet ekomisariatit të Elbasanit.