Në datën 24 janar, Anisa Kostani, nënkomisarja e policisë së Elbasanit, u aksidentua bashkë me një mikun e saj pranë liqenit Artificial në Tiranë.
Një makinë që drejtohej nga Kristofor Duka, pa patentë dhe që pasagjere ishte efektivja e policisë u përplas me një tjetër automjet, e më pas me trafikndarësen. Pas ngjarjes, familjarët e saj kërkuan gjak për Kostanin, teksa bëhet e ditur se pas ditëve në reanimacion, Anisa është bërë më mirë nga gjendja shëndetësore, teksa ka reaguar në rrjetet sociale. Nënkomisarja bionde e Elbasanit ka falenderuar ata të cilët janë shqetësuar për gjendjen e saj, ndërsa nuk e ka kursyer ironinë për komentuesit të cilët e pyesnin “si është gjarpri”.
“Ju falenderoj teper per cdo mesazh pozitiv, ju falenderoj te gjitheve qe mu gjendet prane; ishit te shumte. Ndersa ju te tjerve qe shpalosni talentin shpellar neper komente, gjarpri eshte me mire se kurre, nen kujdesin e familjareve te mi dhe nuk e kam per obligim te pyes paraprakisht miqte e mi a kane patente me vete. Shendet!”, shkruan ajo.
Kujtojmë se më 19 gusht të vitit të kaluar, ish-drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano pezulloi nga detyra nënkomisaren e Elbasanit Anisa Kostani. Ajo fyeu gazetarët me gjuhë banale dhe kërcënoi me jetë ata publikisht, ndërsa ka që në muajin qershor të vitit të kaluar që bashkëjeton në shtëpi me një gjarpër të cilin e konsideron si mikun e saj më të mirë.