Modelja e njohur shqiptare Trejsi Sejdini, e cila njihet ndryshe si “gangsterja” e Elbasanit, vijon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave rozë.
Ditën e djeshme, modelja ka postuar një video në ‘Instastory’, duke drejtuar një automjet luksoz “BENZ AMG” të vitit 2022, me shpejtësi të lartë në autostradën Tiranë -Elbasan.
Kilometrazhi në kroskotin e “BENZ-t” të ‘gangsteres’ së Elbasanit tregon plot 218 km/orë, në një autostradë ku limitit i shpejtësisë nuk i kalon 100 km/orë.
Duket se Trejsi Sejdini nuk është shqetësuar fare për këtë fakt, apo një gjobe të mundshme nga autoritetet, dhe e ka postuar atë në rrjetet sociale./gazeta shqiptare