Pronari i PD ditën e premte zhvilloi një takim në qytetin e Elbasanit ku çuditërisht enturazhin e tij nuk e shoqëronte askush prej deputeteve aktual, përveç kandidatit për bashkinë e Elbasanit Luçiano Boçi.
Në 32 vjetorin e themelimit të PD Elbasan u vu re një fakt interesant që në ditën më kritike të PD, Sali Berisha u braktis nga të votëbesuarit e qytetarëve të Elbasanit në zgjedhjet e Prillit 2021, ku 5 nga 6-të mungonin. Ndërsa si ngushëllim për Berishën ishte bashkimi i Ilir Metës dhe Partisë së Lirisë me demokratët e Foltores.
Thua vallë se ata studentë e qytetarë të Elbasanit që nisën protestat ndaj një regjimi totalitar komunist dhe u sakrifikuan në emër të demokracisë për të themeluar një forcë që pas 30 vitesh do të mbahej peng nga interesat e dy personave non grata nga DASH si Sali Berishe dhe Ilir Meta?