Nën një atmosfere të vërtetë festive, ashtu siç edhe e meritojnë, kanë përfunduar maratonën e gjatë të arsimit në universitet, të diplomuarit në universitetin “Aleksandër Xhuvani”. Të rrethuar nga emocionet, njëherazi ato kanë hedhur kapelet që sinjifikon edhe përfundimin e studimeve, dhe nisjen e një jete të re, të paditur nga pjesa më e madhe, por me shpresën se do të jetë e bukur. Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, kryetari i Bashkisë Gledian Llatja, profesor të universitetit si edhe të ardhur edhe nga Italia, studentë e prindër. Në fjalën e tij përshëndetëse të kësaj ceremonie madhështore rektori i Universitetit Skënder Topi e cilësoi ceremoninë e diplomimit një rëndësi të veçantë për universitetin pasi “shënjon fundin e një udhëtimi dhe fillimin e një udhëtimi të ri. Ne jemi pështatur për ju me modelet më të mira të mësimdhënies, duke ju përgjigjur me profesionalizëm dhe bashkëpunim të vazhdueshëm. Rrugëtimi ynë ka qenë i gjatë, kemi arritur të mësojmë se disa mësime të mëdha nuk gjenden vetëm në libra, por në përvoja të përbashkëta dhe ju ja keni arritur. Arritjet dhe sukseset e Universitetit të Elbasanit janë të panumërta, sukses i cili nuk do të ishte i mundur pa angazhimin e stafit akademik, administrativ si edhe institucioneve partnere nga vendi e bota përgjatë këtyre viteve. Një falenderim të veçantë edhe për prindërit të cilët na besuan arsimimin e fëmijëve të tyre”.
Nga ana e saj Ministrja e Arsimit dhe Sporteve Evis Kushi e vuri theksin tek rritja e cilësisë në arsimin universitar. “Ne nga sot kemi filluar punën për të qenë anëtarë me të drejta të plota me universitetet europiane, ku mundësitë do të jenë shumë herë më të mëdha. Sot kurorëzohen përpjekjet tuaja jo vetëm si studentë por gjatë të gjithë jetës suaj. Sot më shumë se kurrë kërkohen vlera, siç është toleranca, respekti, sakrifica e solidariteti. Vetëm kështu do t’i bëjmë ballë të gjitha sakrificave. Mirënjohje dhe respekt për pedagogët e universitetit, familjeve por edhe studentëve të cilët arritën këtë sukses falë punës dhe sakrificës. Universiteti i Elbasanit cilësohet si më i miri, ky universitet ka traditë dhe ne do të bëjmë më të mirën”.
Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja në këtë ceremini diplomimi u shpreh se “ju studentë ja dolet të përfundoni me sukses studimin universitar të Elbasanit, universitetin më të mirë të ardhur nga Normalja e Elbasanit, nga tradita qytetare e Elbasanit. Diplomimi është një ditë e madhe për të gjithë ju, familjet tuaja por edhe profesorët që ju kanë asistuar për 3 vite. Në këto kushte që kemi pasur, pavarësisht pandemisë, pavarësisht problematikave të tjera me gjithë vështirësitë, me të gjithë teknologjitë e reja ju ja dolët të diplomoheni. Unë kam një falenderim të veçantë për pedagogët të cilët nuk ju kanë mësuar vetëm dijet universitare por ju kanë dhënë edhe qytetarinë e mirë të Elbasanit por gjithë Shqipërisë. Kjo është një vlerë të cilën ne nuk duhet ta harrojmë. Elbasani është një qytet që ne duhet ta forcojmë, lidhjet, bashkëpunimi ashtu siç i kemi vënë në rrugë të dyja bashkë. Ne nuk e konceptojmë dot një qytet pa universitet apo universitetin larg qytetit. Një falenderim të veçantë edhe për atë staf mbështetës i cili na ka ndihmuar edhe ne me studentët më të mirë të cilët na kanë ndihmuar në administratë për punët e mira. Jam i bindur që në projektet tona të cilat po vazhdojnë do ta kthejnë Elbasanin në një qendër të madhe ekonomike, të zhvilluar. Por kjo nuk bëhet vetëm nga bashkia, nuk bëhet vetëm nga qyteti, por nëse ne jemi të gjithë bashkë, edhe me universitetin, me familjet dhe me ju studentët e ardhmja e vendit”.
Më pas ceremonia ka vijuar me përshëndetjen e akademikëve të ftuar dhe me shpërndarjen e diplomave.
![](https://i0.wp.com/elbasaniplus.com/wp-content/uploads/2023/01/324028087_971275010507985_5329077949961851496_n.jpg?resize=618%2C412&ssl=1)
![](https://i0.wp.com/elbasaniplus.com/wp-content/uploads/2023/01/326189345_582901693650773_2942224765842035994_n.jpg?resize=618%2C412&ssl=1)
![](https://i0.wp.com/elbasaniplus.com/wp-content/uploads/2023/01/325857271_849658073000639_1203330236442405416_n.jpg?resize=618%2C412&ssl=1)
![](https://i0.wp.com/elbasaniplus.com/wp-content/uploads/2023/01/325892666_1873173246396711_6788664409508839333_n.jpg?resize=618%2C412&ssl=1)
![](https://i0.wp.com/elbasaniplus.com/wp-content/uploads/2023/01/324194043_1196616111263048_285131748299792225_n-2.jpg?resize=618%2C927&ssl=1)