Krahas temperaturës, bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes, prekja e mushkërive janë disa prej arsyeve përse të vegjëlit kanë nevojë për ndihmë mjekësore. Nuk mungojnë as raste kur duhet shtrimin në spital.
Virozat e stinës kanë bërë që të ketë një fluks të shtuar drejt qendrave shëndetësore dhe urgjencave në të gjithë vendin.
Spitali i Pediatrisë Elbasan ka bërë të ditur se janë rreth 170 pacientë në ditë, të cilët kërkojnë ndihmë mjekësore.
Ky numër tepër i lartë vjen pasi qyetarët refuzojnë të shkojnë drejt qendrave shëndetësore, pasi mendojnë se në spital do të kenë një shërim më të shpejt.
Fluksi i lartë sjell edhe pritjen në radhë të prindërve me fëmijë, kryesisht dhe gjatë mbrëmjes.