Dy të rinj kanë rënë dje në prangat e policisë në Elbasan, pasi u kapën duke u transportuar kanabis dhe mbanin armë zjarri me vete. Përmes një njoftimi, policia bëri me dije se në kërkim është shpallur edhe një person tjetër, i cili është gjithashtu i përfshirë në transportimin e drogës bashkë me dy të rinjtë në Cërrik.
Nga ky operacion janë sekuestruar 10.4 kg kanabis, 1 armë zjarri pistoletë, 4 armë gjahu, 1 armë sportive, 3 celularë dhe një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale. Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.